E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorë të Fushë Arrëzit protestojnë para fabrikës së bakrit

Banorë të Fushë Arrëzit kanë zhvilluar sot një protestë para fabrikës së pasurimit të bakrit, dhënë me koncesion një kompanie turke.

Banorët kanë kërkuar të punësohen në fabrikë duke akuzuar firmën turke se merr punonjës nga Turqia duke lënë banorët e zonës pa punë.

Mësohet se situata është tensionuar për disa momente ndërsa raportohet se gjatë protestës janë dëgjuar edhe të shtëna armësh por fatmirësisht nuk ka të lënduar në njerëz.

Ndërkohë situata vijon të jetë më e qetë, por protestuesit vijojnë të qëndrojnë pranëë godinës së fabrikës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›