E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kater cmime ne Sallonin e II te Gjilanit

Ngerthim i refleksionit simbolik

Gjilan 28 Nentor 2010 NOA - Ekspozita kolektive e organizuar ne kuader te Festes se 28 Nentorit u hap te shtunen ne Galerine e Artit ne Gjilan. Pervec qe artistet kane prezantuar veprat e tyre ne kete ekspozite u ndane edhe kater shperblime. Nagip Berisha Suad Rama Agnesa Muharremi dhe Xheneta Kadillari u cilesuar per nga puna e tyre dhe u shperblyen si artiste me te mire te kesaj mbremje.

Ne ekspozite jane perfaqesuar krijues te te gjitha brezave pra nga ajo e vjeter e mesem e deri te krijuesit te cilet posa e kane filluar kete rrugetim te prezantimit virtual duke filluar nga lemit piktura skulptura grafika vizatimi e deri tek fotot artistike.

Kritiku i artit dhe njeheresh realizuesi i parathenies se ketij katalogu Ilir Muharremi thekson Nje karakteristike tjeter e edicionit te Sallonit eshte padyshim dominimi i figuracionit kompozicional gati cdo i dyti pjesemarres vecohet me nje trajtim te tille gje qe tipar i tille pleks edhe veprat e krijuesve nga Shqiperia pjesemarrja e te cileve akoma e me shume e larteson vete konceptin e ketij manifestimi kulturor.

Ne aspektin tematik ekspozita si nje teresi nuk reflekton ne frymen narrative por me teper pasqyron primesat filozofike suprematike-kozmike e simbolike andaj si nje teresi konceptuale perkon me vete konceptin e paramenduar te kuratorit per nje eveniment te tille qe tani eshte bere tradicionale jo vetem ne kete pjese te Anamoraves por edhe ne qendrat e tjera shqiptare thote Muharremi.

Ekspozita e sivjetme e edicionit te II paraqitet si nje barometer e ketyre fushave artistike ku pjesa dermuese e veprave ngerthejne nje note te nje fryme abstrakte. Keto reflekse me se miri mund te venerohen ne tablote e brezit te mesem e te ri edhe pse jane haperime hulumtuese te imazheve standarde duke filluar nga ekspresionizmi e deri te abstraksioni gjeometrik ato jane te sintetizuara ne imazhet dhe motivet e ketij ambienti.

Ne ekspozite pervec fituesve u paraqiten edhe keta krijues Agim Kadillari Arbenita Kerqeli Armend Fazliu Avni Behluli Bujar Jakupi Burim Myftiu Daut Hamolar Demir Behluli Faton Dermaku Filloreta Maliqi etj...

a.b/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›