E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidenti ne Gjegjan, ndahet nga jeta 9-vjecari

Shkon ne 15 numri i viktimave te aksidentit tragjik te Gjegjanit. Vogelushi Erikson Peraj nuk ka mundur te mbijetoje pas problemeve te tij ne mushkeri. Burimet nga Spitali Ushtarak konfirmojne se zemra e 9 vjecarit ka pushuar se rrahuri rreth ores 22:00 te mbrëmjes. Pavaresisht perpjekjeve te nje ekipi te specializuar mjekesh nuk ka qene e mundur qe te shpetohet nga vdekja per shkak te komplikacioneve ne mushkeri.

Erikson Peraj mbërriti ne gjendje te rende ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Ai iu nenshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale dhe u mbajt ne reanimacion per nente dite me radhe.

Nderkohe vajza e familjes Mustafa vazhdon te jete ne koma, por ka nje permiresim te lehte. Megjithate mjeket nuk jane ende ne gjendje te thone se kur ajo mund te dale përfundimisht nga kjo gjendje.

Te plagosurit e tjere nuk paraqesin me probleme per jeten. Aksidenti i Gjegjanit ndodhi te shtunen e 17 korrikut kur autobusi humbi kontrollin dhe përfundoi ne ujrat e lumit Fan.

Genti Hazizaj Azhornuar së fundi ( e martë , 27 korrik 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›