Katër javë jashtë loje për Rooneyn?

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney, ka pësuar një dëmtim në takimin ndaj Bayernit, që pritet ta mbajë atë prej dy deri në katër javë jashtë aksionit. Sipas "Sky Sports", pas ekzaminimeve të para është kuptuar që Rooney sigurt do të mungojë në sfidën vendimtare në Premier Ligën ndaj Chelseat, ashtu si në ndeshjen kthyese në Old Trafford ndaj gjermanëve të Bayern. Sidoqoftë, nëse ndodh që Rooney të mungojë vetëm dy javë, atëherë ai pritet që të jetë i gatshëm për derbin e qytetit të Mançesterit, kundër Manchester Cityt.
Përkundër këtij dëmtimi, Rooney do të mungojë vetëm në ndeshjet vendimtare të lartpërmendura dhe nuk mund të bëhet fjalë për një mosparaqitje në Kampionatin Botëror.
Përkundër këtij dëmtimi, Rooney do të mungojë vetëm në ndeshjet vendimtare të lartpërmendura dhe nuk mund të bëhet fjalë për një mosparaqitje në Kampionatin Botëror.