Barca dhe Arsenal show në stadiumin "Emirates", Inter mund CSKA-në 1-0

Barcelona e sheh veten më të favorizuar për kalimin në raundin tjetër të Champions League, pas barazimit 2-2 në Londër, ndaj Arsenalit, në sfidën e parë të çerekfinaleve. Katalanasit kanë shfaqur superioritet në lojën e tyre dhe janë favoritë për të mbrojtur fronin europian edhe pse spektakli nga ana e londinezëve nuk mungoi.
Pjesa e parë u mbyll pa gola në stadiumin "Emirates" por vetëm 24 sekonda pasi kishte nisur e dyta, Arsenali detyrohet të nxjerrë topin nga rrjeta. Zlatan Ibrahimovic shënoi në portën e Almunias që kishte rezistuar deri në atë kohë. Ende pa u shuar entuziazmi i golit të parë Zlatan shënoi golin e dytë personal me një goditje të bukur që shtangu sërish tifozët vendas.
Goli i Walcott u duk se do të rihapte ndeshjen dhe kështu ndodhi. Cesc fabregas shënoi ndaj skuadrës "mëmë" me një penallti ndërsa Puyol la fushën me karton të kuq. Por goli i shumëpritur për tifozët e Arsenalit nuk erdhi dhe barazimi mbeti në fuqi.
Ka fituar edhe Interi në shtëpi, ndaj CSKA Moskës me golin e Diego Militos, por kualifikimi është gjithçka përveçse i mbyllur për italianët. Goli i argjentinasit në "San Siro" gjithsesi mund të zhvlerësohet në Moskë nga rusët që tani besojnë se mund të kalojnë në 4 më të mirat.