E Diel, 1 Nëntor 2026

Sneijder: Holanda mund ta fitojë Kampionatin Botëror 2010

Holanda e Wesley Sneijderit është duke u konsideruar njëri prej jofavoritëve të Kampionatit Botëror, Afrika e Jugut 2010, por holandezi e ka bërë të qartë se kombi të cilin e përfaqëson do të hyjë me synim të qartë për të fituar titullin e më të mirit të botës.

"është vërtetë grup i vështirë. Të gjithë konkurrentët (Kameruni, Japonia dhe Danimarka) kanë stile të ndryshme të lojës, por përparësia jonë është që ne i njohim ata shumë mirë. Mendoj se do të kalojmë fazën grupore për t'i eliminuar".
"Unë personalisht besoj se do të jem një lojtar kyç brenda ekipit. Ne të gjithë në skuadër kemi një synim të njëjtë, fitimin e Kupës së Botës. Të gjithë në këtë garë janë favoritë, sidomos kur kemi të bëjmë me Spanjën, Brazilin, Gjermaninë, kampionin Italinë, Argjentinën dhe Anglinë", deklaroi Sneijder për FIFA.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›