E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katër komplekset seksuale të meshkujve

TIRANE – Ndërsa femrat kanë komplekse lidhur me trupin e tyre, celulitin dhe kilogramët e tepërt, komplekset e meshkujve lidhen kryesisht me seksualitetin.
Ja katër komplekset seksuale me të cilat meshkujt përballen çdo ditë:

Dominimi
Shumica e meshkujve mendojnë se raporti seksual duhet të udhëhiqet pikërisht prej tyre. Por ndodh që të përballen shpesh me dilemën nëse do të ishte më mirë që të shijonin pasionin e plotë të partneres duke ja lënë asaj drejtimin e lojës.

Krahasimi
“A jam më i mirë se të tjerët?”, është pyetja në të cilën shumë meshkuj çdo ditë janë në kërkim të përgjigjes.

Përmasat e organit seksual
Kompleksi i përjetshëm i gati çdo mashkulli është pikërisht në madhësinë e krenarisë së tij. Gara dhe krahasimi i përjetshëm fillon që në shkollë dhe vazhdon gjatë tërë jetës.

Xhelozia
Atë që duhet ta dijë çdo mashkull është që në të shumtën e rasteve partnerja e tij ka pasur jetë edhe para tij. Xhelozia në ish-partnerët seksualë është e shpeshtë, por me të vërtetë e panevojshme dhe pajustifikuar.

(er.nu/koha/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›