E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja në Kalamata, zbulohen vrasësi dhe urdhëruesit

KALAMATA - Policia greke arreston 7 persona të dyshuar për vrasjen brutale e të dyfishtë në Kallamata një muaj më parë, të babait shqiptar Fillim (Filip) Mesaja 35 vjec dhe djalit të tij 3 vjecar, Olgert. 

Policia arrestoi një shqiptar për të cilin dyshon se është autori i vrasjeve me cifte e thikë dhe 6 shtetas grekë, të njohur si pjesëmarrës në grupe droge dhe shantazhe në zonë. 

Një nga të arrestuarit është Vasilis Varelas, i njohur për aktivitet kriminal në Greqi, i dënuar për vrasje dhe trafik droge, për të cilin policia dyshon se është urdhëruesi i vrasjes, që mori jetën e emigrantit shqiptar dhe foshnjes 3 vjec.

Policia po kërkon edhe 2 vëllezër Leonidas dhe Kristos Varelas (pronarë të një palestre), vëllezër të Vasilis Varelas.

Gjatë aksionit të policisë që vazhdon prej 2 ditësh dhe u finalizua sot, policia gjeti sasi droge dhe 2 pistoleta, në pronësi të të arrestuarve. 

Sipas policisë se viktima duhet t’i ketë njohur vrasësit e tij, por ende nuk mund të thuhet shkaku i krimit makabër. 

Fillim Mesaja 35 vjec dhe djali i tij 3 vjec, u gjetën të vrarë në fund të muajit të shlkuar, në makinë në fshatin Plati të Kallamatës. Sipas policisë, 35 vjecari ishte vrarë me cifte në kokë, ndërsa fëmijës i ishte prerë fyti. 

35 vjecari, prej vitesh jetonte dhe punonte në Kallamata.

Vrasja në fjalë shokoi mbarë opinionin në Greqi, për vetë faktin që viktimë u bë edhe një fëmijë 3 vjecar, i pafajshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›