Parandalohet vrasja, arrestohet autori

Në pranga ra shtetasi Vladimir Ferit Gjuta, banues në Tiranë, i proceduar disa herë më parë për “Rrëmbim dhe mbajtje pengmarrje”, ngjarje e ndodhur në 2010 në Cekrezë, si dhe ”Goditje për shkak të detyrës“.
Ky shtetas u kap mbrëmë në afërsi të rrugës së “Elbasanit” në Tiranë me armë zjarri pistoletë, doreza dhe paruke në tentativë për të kryer një vrasje. Ndaj 33 vjeçarit aktualisht po merret masa e arrestit në flagrancë për armëmbajtje pa leje ndërkohë që po punohet intensivisht duke punuar me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për të dokumentuar tërësisht shtrirjen në kohë të aktivitetit kriminal të tij.
Po ashtu u mor masa e arrestit në flagrancë për veprën penale të Kundërshtimit të punonjësve të policisë edhe për shtetasin Baftjar Qemal Bruka, 20 vjeç, banues në Kamëz Tiranë, i cili në momentin e ndalimit dhe të kontrollit ka qenë i shoqëruar me shtetasin Vladimi Gjufa, ku ka kryer veprime aktive duke kundërshtuar punonjësit e policinë. Në cilësinë e provës materiale ju sekuestruan arma e zjarrit e tipit pistoletë TT, doreza, paruke, motor. /Start/
2011-10-28 11:55