Edhe Balla duhet t’i “zbrazë” xhepat

Kësaj here, Gjykata e Tiranës ka vendosur dënimin prej 700 mijë lekësh ndaj Ballës, për shpifje ndaj zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Agron Kuliçaj.
Vendimi u mor sot nga gjykatësja Rezarta Vigani. Ashtu sikurse kolegët e tij, edhe Balla nuk tërhiqet nga deklaratat e bëra ndaj zv/drejtorit Kuliçaj.
“Në cilin vend demokratik në botë mund të imagjinohet që zëvendës drejtori i policisë të akuzohet për kontrabandë nafte nga ish Ministri i Ekonomisë ndërsa qeveria dhe ministri i linjës heshtin? Në cilin vend demokratik mund të imagjinohet që Policia e shtetit t’i dalë në mbrojtje një zyrtari të lartë të akuzuar për një krim kaq të rëndë? A nuk është kjo mbrojtje e papranueshme një sjellje që hedh hije të forta dyshimi mbi përfshirjen e vetë qeverisë, ministrit Basha dhe vetë Sali Berishës në këtë aferë? I kujtojmë edhe njëherë Prokurorisë shqiptare se ato nuk e kanë luksin të qëndrojnë indiferente përballë një akuze të tillë që vjen nga vetë Ministri i Ekonomisë dhe aktualisht deputet i mazhorancës qeverisëse”, pat deklaruar Balla në një nga konferencat e shtypit në shtator të vitit të shkuar. /S.Ll/Start/
2011-10-28 15:58