Kompetencat e SHIU-t
E marte, 27 Shtator 2011 16:48
Tweet ARBEN IMAMI
Drafti i ri i ministrisë se Mbrojtjes për Shërbimin Informativ Ushtarak ka ngjallur reagimin e opozitës. Sipas deputeteve socialiste ne ketë draft Forcat e Armatosura kthehen ne një drejtori brenda ministrisë, çka jo vetëm zbeh rolin e tyre por I kalon nen kontrollin e civileve e ndoshta edhe te vete SHISH.
Kjo ne një kohe kur mbrojtja duhet te kontrollohet nga SHIU qe është vete organ I pavarur sipas kushtetutës. Por ministri i Mbrojtjes Arben Imami i cili nuk dha shume detaje ne lidhje me hartimin e këtij drafti, garantoi opozitën vetëm se pozicionet e punës së SHIU do të jenë të ndara me atë të SHIK dhe fakti që ajo do të funksionoje si me anë të një drejtorie brenda ministrisë nuk e ve atë nën kontroll. Duke raportuar në komisionin e sigurisë një tjetër akuzë e ardhur nga deputetet e PS ishin emërimet politike ne ushtri të cilat sipas deputeteve kanë krijuar pakënaqësi në radhen e ushtarakeve te te gjitha gradave. Ne vend te përgjigjes Imami ka kritikuar komisionin e vlerësimit te gradave qe sipas tij nuk është treguar objektiv. Pavarësisht kësaj Imami ka anashkaluar përgjigjen për kompetencën e shefit te Shtabit te Pergjithshem per te vlerësuar me 20 pike jashtë këtij komisioni gradat çka sjell diferencime te caktuara ne shpërndarjen e tyre, pasi i jep një lloj vetoje këtij pozicioni.
Shiko kroniken video