E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër muaj nga progres-raporti i KE-së, reforma parlamentare në rrezik

Kryesia e Kuvendit

Namik Dokle

Pas dështimin në përpjekjet për të zgjedhur një president konsensual, klasa politike po jep një tjetër sinjal negativ sa i takon punës për marrjen e statusit kandidat për në BE. Bëhet fjalë për dështimin në realizimin e reformës parlamentare, e cila është pjesë e një prej 12 prioriteteve të progres-raportit si edhe pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit mes PD dhe PS, të nënshkruar në nëntor të vitit  të kaluar.

Kjo reformë ka ngecur në dy çështje ku mazhoranca dhe opozita nuk po arrijnë konsensusin. “Kanë mbetur ato dy pika që ju i dini: votimi i fshehtë dhe e drejta e fjalës së opozitës në Parlament, në bazë të gjitha kritereve, parime dhe standardeve të Bashkimit Europian. Maxhoranca ende nuk ka dhënë konsensus për këtë”, shprehet Namik Dokle, bashkëkryetari i komisionit parlamentar për këtë reformë.

E “ngecur” vazhdon të mbesë edhe reforma zgjedhore, në një kohë kur pas 4 muash do jepet progres-raporti i KE-së, mbi kërkesën e vitit 2009 për marrjen e statusit kandidat për anëtarësim në BE. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›