E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 43-vjeçarit, rreh barbarisht babain

Policia në vendngjarje, foto arkiv

Një 43-vjeçar është arrestuar dje nga policia e Tiranës pasi ka rrahur barbarisht babanë e tij. Në pranga ka rënë Agron Murat Saçi, 43 vjeç, banues në Vaqarr të Tiranës.

43-vjeçari Saçi, pas një grindje me babanë e tij 69-vjeçar e ka qëlluar atë me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime serioze.

69-vjeçari është dërguar nga të afërmit e tjerë në spital dhe është shtruar në reanimacion e Qendrës Spitalore Nënë Tereza.

Mjekët bëjnë të ditur se, gjendja shëndetësore e 69-vjeçarit është e rëndë. /E.L/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›