Reshjet e shiut,ndërpritet ndeshja Ukrainë-Francë
Ndërpritet ndeshja e parë e ditës së sotme e vlefshme për Euro 2012, ajo mes Ukrainës dhe Francës.
Ndeshja, e vlefshme për grupin D që po luhej në stadiumin e Shakhtar Donetsk është ndërprerë për shkak të sasisë së reshjeve të shiut, që e kanë bërë të pamundur vazhdimin e ndeshjes.
Gjyqtari ka ndërprerë ndeshjen vetëm pas tre minutash lojë, pasi kushtet atmosferike e kanë bërë të pamundur zhvillimin e një loje normale.

Tifozet
Shumë prej tifozëve të cilët kishin blerë një biletë për të ndjekur sfidën janë larguar më herët nga stadiumi për shkak të reshjeve të mëdha të shiut, ndersa shume te tjere vazhdojne te qendrojne ne shkallet e stadiumit duke preferuar te lagen ne shi.
Ende nuk ka nje vendim perfundimtar nese lojtaret me permiresimin e kohes do te rikthehen ne fushen e lojes apo jo.