E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër në pranga për falsifikim diplomash të Drejtësisë

Operacioni i koduar “Juristi”, përfundoi me arrestimin e disa shtetasve, pasi një hetimi disa mujor.

Në pranga ra, Medat Ruzhdi Kasa, 54 vjeç, lindur ne Korçë dhe banues ne Tirane, Anai Ramadan Muca, 46 vjeç, lindur e banues ne Tirane, Fadil Isuf Gurri, 43 vjeç, banues në Domje Tiranë, me punë në sektorin privat–tregtare si dhe Adriatik Resmi Koçi, 45 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, me profesion përkthyes në disa gjuhë të huaja. Këto shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin si dhe persona të tjerë, bënin të mundur sigurimin e diplomave të Fakultetit të Drejtësisë kundrejt përfitimit të shumës së parave prej 7000 eurosh.

Nga hetimet e kryera nga ky seksion, ka rezultuar se këto shtetas e kryenin këtë aktivitetet duke i depozituar këtë shumë eurosh, paraprakisht në filiale të ndryshme të bankave në Tiranë, si garanci për përgatitjen dhe dorëzimin e diplomës, afat i cili zgjaste rreth 2 muaj.

Në cilësinë e provave materiale u gjetën dhe u sekuestruan diplomë e Fakultetit të Drejtësisë e plotësuar, listë notash e plotësuar, shuma prej 7000 eurosh ( në këmbim te një diplomë), një sërë dokumentesh të ndryshme, si certifikata, fotografi, dokumentacion pronash, vula etj. Vazhdon intensivisht kryerja e veprimeve hetimore për zbardhjen e plote të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe identifikimi dhe arrestimi i personave të tjerë te implikuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›