E Diel, 1 Nëntor 2026

Plan ndihme për Spanjën? Brukseli përgënjeshtron

"Mohoj dhe përgënjeshtroj vendosmërisht këtë informacion të fundit, të hamendësuar nga media. Kam bërë të gjitha verifikimet e duhura nga ana e Komisionit lidhur me një ekip të dërguar nga Brukseli, siç thuhej në një artikull të shtypit dhe mund t'ju them se ky informacion është plotësisht i rremë", deklaroi zëdhënësi i Komisionit Evropian për çështjet Ekonomike, Amadeu Altafaj.

Sipas gazetës ekonomike 'El Economista', Bashkimi Evropian dhe FMN-ja janë në pikënisjen e përgatitjes së një plani ndihme për Spanjën, që parashikon një linjë kreditimi prej 200-250 miliardë euro.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›