E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër persona janë arrestuar mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ndërsa dy të tjerë do të procedohen në gjendje të lirë për "tregtim të mallrave kontrabandë".

 
Katër persona janë arrestuar mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ndërsa dy të tjerë do të procedohen në gjendje të lirë për "tregtim të mallrave kontrabandë".
Sipas burimeve zyrtare, forcat e policisë arrestuan në kushtet e flagrancës, shtetasit Genci Tifi,Dritan Sula,Saimir Guda dhe Sotiraq Koçi, të cilët u kapën në rrugën "5 Maji" duke tregtuar mallra kontrabandë,parfume dhe deodorante.
Me cilësinë e provës materiale, atyre iu gjetën dhe iu sekuestruan gjithsej 738copë parfume dhe deodorante, me etiketa të firmave të ndryshme, që dyshohet se janë të falsifikuara.Bëhet e ditur gjithashtu, se ka nisur hetimi në gjendje të lirë edhe për shtetasitAli Dina dhe Lirim Caushaj, të cilët u kapën pranë këtij tregu me 221 copëparfume, që dyshohet se janëkontrabandë.
Aktet proceduriale në ngarkim të këtyre shtetasve, i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›