Klandestinët: Tmerri i hedhjes në det
Dy nga klandestinët rrëfejnë tmerrin e përjetuar duke udhëtuar gjatë natës dhe hedhjen në det nga skafistët
“Pamë rërën që të ngrihej nga plumbat e policisë. Skafistët na kërcënuan të hidheshim në det”
LEZHË- Dy nga klandestinët kanë pranuar dje që të tregojënë peripecitë e ndjekura për të realizuar ëndrrën italiane por që përfundoi me hedhjen në det nga ana e skafistëve.
Klandestini Aleksandër Shpati, i cili kishte udhëtuar nga Patosi për në Lezhë ka treguar se kishte paguar katër mijë euro në këmbim të “Italisë”. “Ne jemi mbledhur dy ditë më parë në qytetin e Laçit. Askush nga ne nuk e njihte vendin dhe gjatë të gjithë kohës na kanë mbajtur dhe shoqëruar organizatorët e trafikut. Ne nuk njihnim asnjë prej tyre. Pazarin e kemi bërë më parë me sekserët dhe me sa kam mësuar duke folur edhe me personat e tjerë që do të niseshin drejt Italisë, secili ka paguar nga tre deri në katër mijë euro”, - ka rrëfyer Aleksandër Shpatit. Sipas tij, mbrëmjen e së enjtes të gjithë klandestinët janë grumbulluar në bregdetin e Lezhës, nga ku do të bëhej nisja. Më pas, ata kanë hipur në gomone dhe është kryer nisja. “Ne kemi udhëtuar për rreth dy orë në qetësi të plotë. Askush nuk na ka shqetësuar por në këtë moment kemi parë anijen e policisë. Ajo na është vënë në ndjekje dhe nuk na ndahej. Në këtë moment në gomone ka nisur paniku por skafistët i janë drejtuar sërish bregut nga ku u nisëm. Gjatë rrugës ata përpiqeshin që të qetësonin njerëzit duke na dhënë kurajë që të ishim të kujdesshëm. Më pas ana nisën të na kërcënonin duke na thënë se nuk duhej të tregonim personat që kanë organizuar këtë trafik, pasi jeta jonë rrezikohej. Por nëse heshtim ne nuk kemi ku të marrim paratë që paguam tek sekserët”, pohoi Shpati. Sipas tij, pothuajse të gjithë klandestinët kishin vendosur emigrimin për shkak të papunësisë. “Papunësia dhe nevoja për të jetuar e mbajtur fëmijët apo të afërmit na kanë detyruar të marrim lekë borxh për të ikur në Itali. Policia është sill në mënyrë korrekte me ne”,- pohoi Aleksandër Shpatit.
Ndërsa një tjetër klandestin nga Veriu që nuk pranoi të identifiohej për shkak të frikës nga organizatorët e trafikut rrefeu se 20 metra nga bregu skafistët i kishin detyruar të hidheshin në ujë dhe më pas kishin ikur për t’i shpëtuar policisë. Djali tha se ishin transportuar me furgonë të mbyllur për të mos parë vendin e nisjes. Ai shton se në gomone ishin edhe dy femra të cilët skafistët nuk i hodhën në det, por ikën bashkë me to “Ata na detytuan që të hidheshim në det, ndërsa policia po i ndiqte. Ata na bërtitën e na kërcënonin që të hidheshim shpejt, megjithëse ishte errësirë dhe ne nuk dallonin dot asgjë.Ne pamë rërën e bregutqë të ngrihej nga plumbat e policisë që qëlloi ndaj nesh”-tha ai. Më tej rrëfimi i adoleshentit vijon me mënyrën se si i kishin gënjyer organizatorët e trafikut, duke i thënë që do t’u cojmë me anije në Itali. Sipas tij në gomone ishin tre vetë që merreshin me organizmin e klandestinëve, dy prej të cilëve mbanin kapuë të zinj, ndërsa i treti, skafisti nga e folura duhej të ishte nga Vlora.
Policia shpëton 33 klandestinë nga mbytja dhe arreston organizatorët. Skafistët braktisën gomonen dhe janë zhdukur
Gomonia që hodhi klandestinët në det, pranga 5 organizatorëve
LEZHË- Policia e Lezhës ka arrestuar në orët e para të ditës së djeshme organizatorët e trafikut të klandestinëve me gomone. Pesë persona kanë rënë në pranga por dy skafistët kanë mundur që të shpëtojnë. Policia ka bërë identifikimin e tyre, madje flitet se janë skafistë të vjetër nga Vlora, por emrat janë mbajtur sekret për arsye hetimi. Këtë herë policia ka arrestuar edhe 33 klandestinët me akuzën e tentativës së kalimit të paligjshëm të kufirit. Ata janë kryesisht nga Shqipëria e Mesme, Tirana e Kavaja, por ka edhe nga Patosi e Lezha. Secili prej tyre kishte paguar nga katër mijë euro për të arritur në brigjet italiane.
***
Burimet e policisë lokale pohuan se zbulimi i gomonesme klandestinë që ishte nisur nga brigjet e Lezhës është bërë në sajë të një informacioni të marrë në rrugë operative. Por burimi nuk ka qenë në dijeni të vendit të nisjes dhe për këtë arsye policia ka njoftuar forcat e Guardia di Finanza, Marinën Detare por edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Nisja e gomones është bërë nga zona e Tales dhe në bordin e saj ndodheshin 43 persona, mes të cilëve ishin edhe vetë organizatorët e trafikut të klandestinëve. Mbërritja e klandestinëve në gomone ka nisur rreth orës 18.55 dhe në orën 21.00 ajo ka lënë brigjet shqiptare. Menjëherë është lajmëruar policia kufitare e Durrësit si dhe Guardia di Finanza, të cilat janë vënë në lëvizje për të bërë të mundur bllokimin e gomones. Sipas policisë së Lezhës, kanë qenë forcat italiane që kanë pikasur gomonen në det të hapur dhe janë vënë në ndjekje të saj. Të frikësuar nga policia italiane, drejtuesit e gomones i janë drejtuar sërish brigjeve shqiptare. Duke ditur që gomonia ishte nisur nga brigjet e Tales, policia e Lezhës kishte dërguar pothuajse të gjitha forcat që kishte në dispozicion në këtë vend për të realizuar kapjen e klandestinëve.
***
Pak minuta pas orës 24.00 gomonia me klandestinë, e ndjekur nga Guardia di Finanza, ka mbërritur sërish në brigjet e Tales por në këtë moment ka parë policinë që e priste. Ajo ka arritur që të afrohet në një thellësi të ulët, aty ku motovedetat italiane nuk e ndiqnin dot. Në këtë moment skafistët dhe organizatorët e trafikut kanë nisur që të hedhin në det të gjitha klandestinët. Për disa minuta njerëzit që kishin paguar katër mijë euro në kërkim të ëndrrës kanë parë tmerr me sy. Ata janë hedhur si pako në ujë ndërsa policia ka nisur nga bregu mjetet për të bërë shpëtimin e tyre. Për fat të mirë thellësia nuk ka qenë shumë e madhe dhe forcat e policisë kanë mundur që të shpëtojnë të gjithë personat që ndodheshin në det. Ata janë marrë nga forcat speciale dhe janë dërguar në ambientet e policisë lokale. Gjatë kësaj kohe, gomonia me të paktën pesë persona në bord, është larguar nga vendi ku hodhi klandestinët. Ajo ka shfrytëzuar ujërat e cekëta ku anijet italiane nuk hynin dot dhe është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë. Sipas burimeve të informacionit, dy skafistë mendohet të jenë nga qyteti Vlorës, por identiteti i tyre nuk bëhet i ditur. Motovedetat italiane dhe mjetet shqiptare i kanë ndjekur më kot pa arritur që t’i ndalojnë.
Gjendet në braktisur gomonia e trafikut
LEZHË- Pas arrestimit të klandestinëve, policia ka arritur që të identifikojë edhe organizatorët e këtij trafiku. Nga dëshmitë e marra, uniformat blu kanë arritur që të sigurojnë listën e saktë të organizatorëve dhe vendndodhjen e tyre. Në orët e para të mëngjesit policia ka zbarkuar në fshatin Gurrëz të rrethit të Kurbinit, ku ka bërë të mundur arrestimin e Ardian Gjeloshit (Marku ), si dhe katër bashkëpunëtorëve të tij, Paulin Markaj, Pjetër Tusha, Altin Gjeloshi dhe Ndrek Preçi. Kërkimet kanë vazhduar edhe gjatë mëngjesit dhe kur është zbardhur policia ka mundur që të pikasë edhe gomonen me të cilët u tentua trafiku. Sipas burimeve të policisë, ajo ishte braktisur nga skafistët në brek të detit. Kur policia ka shkuar tek ajo, të pestë personat që ndodheshin në bord ishin larguar pa lënë gjurmë. Nga hetimet e para është mësuar se gomonia ishte në pronësi të organizatorit të këtij trafiku, Ardian Gjeloshit. Ndërkohë të arrestuarit kanë treguar se për transportimin e klandestinëve dhe gomones ishin përdorur shtatë makina të ndryshme. Të gjitha këto makina janë kapur nga policia dhe janë dërguar në komisariatin e Lezhës. Hetuesit pohuan se kanë arritur që të identifikojnë edhe sekserët e këtij trafiku dhe arrestimi i tyre do të kryhet gjatë ditëve të ardhshme.
POLICIA
Ishim në dijeni të trafikut dhe po e mbikëqyrnim
Pas ngjarjes policia e Lezhës ka pohuar se kishte qenë në dijeni të këtij trafiku por priste vetëm kapjen e organizatorëve në flagrancë. Sipas burimeve të policisë lokale, organizimi këtij trafiku kishte një muaj që kishte nisur, pasi kishte filluar edhe mbledhja e klandestineve nëpër rrethet e ndryshme. Policia ka arritur të mësojë çdo detaj të trafikut dhe kishin filluar përgjimet telefonike për organizatorët e tij, duke dokumentuar gjithçka. Sipas policisë, klandestinët janë strehuar në Gurëz të rrethit tëKurbinit si dhe në Tale të Lezhës, ku ata ishin mbledhur dy ditë para nisjes. Ndërsa ata u janë dorëzuar nga sekserët pesë personave, që e organizonin këtë trafik. Ndërkohë paratë e klandestinët ia kanë dorëzuar sekserëve të ndryshme nëpër rrethet ku ata banonin. Nga hetimet është mësuar se paratë e tjera do t’iu jepeshin skafistëve në momentin që klandestinët do të zbrisnin në breg.
Një nga klandestinët ka rrëfyer tmerrin e përjetuar duke udhëtuar gjatë natës dhe hedhjen në det nga skafistët
Rrëfimi: Si u nisëm me gomone drejt Italisë
LEZHË- Një nga klandestinët ka pranuar dje që të tregojë peripecitë e ndjekura për të realizuar ëndrrën italiane por që përfundoi me hedhjen në det nga ana e skafistëve. Klandestini Aleksandër Shpati, i cili kishte udhëtuar nga Patosi për në Lezhë ka treguar se kishte paguar katër mijë euro në këmbim të “Italisë”. “Ne jemi mbledhur dy ditë më parë në qytetin e Laçit. Askush nga ne nuk e njihte vendin dhe gjatë të gjithë kohës na kanë mbajtur dhe shoqëruar organizatorët e trafikut. Ne nuk njihnim asnjë prej tyre. Pazarin e kemi bërë më parë me sekserët dhe me sa kam mësuar duke folur edhe me personat e tjerë që do të niseshin drejt Italisë, secili ka paguar nga tre deri në katër mijë euro”, - ka rrëfyer Aleksandër Shpatit. Sipas tij, mbrëmjen e së enjtes të gjithë klandestinët janë grumbulluar në bregdetin e Lezhës, nga ku do të bëhej nisja. Më pas, ata kanë hipur në gomone dhe është kryer nisja. “Ne kemi udhëtuar për rreth dy orë në qetësi të plotë. Askush nuk na ka shqetësuar por në këtë moment kemi parë anijen e policisë. Ajo na është vënë në ndjekje dhe nuk na ndahej. Në këtë moment në gomone ka nisur paniku por skafistët i janë drejtuar sërish bregut nga ku u nisëm. Gjatë rrugës ata përpiqeshin që të qetësonin njerëzit duke na dhënë kurajë që të ishim të kujdesshëm. Më pas ana nisën të na kërcënonin duke na thënë se nuk duhej të tregonim personat që kanë organizuar këtë trafik, pasi jeta jonë rrezikohej. Por nëse heshtim ne nuk kemi ku të marrim paratë që paguam tek sekserët”, pohoi Shpati. Sipas tij, pothuajse të gjithë klandestinët kishin vendosur emigrimin për shkak të papunësisë. “Papunësia dhe nevoja për të jetuar e mbajtur fëmijët apo të afërmit na kanë detyruar të marrim lekë borxh për të ikur në Itali. Policia është sill në mënyrë korrekte me ne”,- pohoi Aleksandër Shpatit.