E Shtunë, 31 Tetor 2026

AAK kunder sondazhit Nuk eshte real

Reagimi

Aleanca per Ardhmerine e Kosoves ka reaguar ndaj sondazhit te KPJ-se i cili e nxjerr kete parti te katerten. Blerim Kuqi shef i shtabit zgjedhor te AAK-se ka thene se ky sondazh eshte bere per te permiresuar imazhin e keq te subjekteve qe kane bashkeqeverisur. Kuqi ka shtuar se kjo parti ka sondazhe te saj sipas te cilave do te marre mbi 20 per qind. I pyetur pse AAK-ja konteston kete sondazh ai ka thene se Klubi per Politike te Jashtme nuk ka te beje asgje me politikat e brendshme te Kosoves. Edhe kreu i LDD-se Nexhat Daci eshte mllefosur me sondazhin e Klubit per Politike te Jashtme qe e nxjerr partine e tij me rezultat prej vetem 1. Daci ka kritikuar edhe sondazhe te tjera e qe te gjitha e nxjerrin shume keq LDD-ne dhe parashikojne se ajo nuk do te mund ta kaloje pragun zgjedhor me 12 dhjetor.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›