E Diel, 1 Nëntor 2026

Katër rregulla për një fjalim apo diskutim të përkryer

SHBA - Këto rregulla janë zbuluar para pak kohësh nga një grup kërkuesish të Institutit të Kërkimeve Sociale në Universitetin e Miçigan-it (SHBA), drejtuar nga psikolinguisti i njohur, Jose Benki.

Skuadra ka analizuar afërsisht 1400 biseda për të kuptuar me cilat mënyra apo cilësi dialektikore mund të realizohet një komunikim efikas.

1. Fol ngadalë, duke shqiptuar deri në dy fjalë në sekondë.

2. Bëj pushime të shpeshta të vogla, të paktën katër ose pesë në minutë, që tingëllojnë si hezitime të natyrshme.

3. Trego kujdes, që ta ndryshosh pak herë tonin e zërit. Për shembull: mos kalo papritmas nga një zë joshës, atraktiv në një urdhërues e sarkastik.

4. Përpiqu të kontrollosh edhe timbrin. Është e vërtetë që varet nga përmasat e trupit dhe nga laringu. Por mund të përpiqesh të komunikosh me një vokal të thellë, prej baritoni, që arrin të tërheqë më shumë dëgjues se sa një zë akut.

(er.nu/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›