Serbi, 30 ditë paraburgim për kosovarin Koshnjeti
BEOGRAD - Me kërkesë të Prokurorisë për krime lufte në Beograd, Mark Koshnjeti, i arrestuar të shtunën nga policia serbe, do të qëndrojë 30 ditë në paraburgim.
Autoritetet e Serbisë thonë se Koshnjeti, “si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka kryer krime lufte kundër serbëve, në vitet 1990 në Kosovë".
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Qendra në Prizren, i ka hedhur poshtë deklaratat se Koshnjeti ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe u ka bërë thirrje si zyrtarëve vendorë, ashtu edhe atyre ndërkombëtarë, të ushtrojnë ndikimin e tyre për lirimin e tij.
Koshnjeti është arrestuar të shtunën në vendkalimin kufitar Merdare.
(er.nu/rel/BalkanWeb)