E Diel, 1 Nëntor 2026

Korçë, fermerët hedhin prodhimet në lumë: S’kemi treg shitjeje

KORCË- Mijëra tonelata patate, qepë edhe mollë në juglindje të vendit janë duke u hedhur në lumenj dhe kanale. Në fshatin Menkulas, në komunën Miras të rrethit të Devollit, aty ku fermerët tregojnë se situata është tepër alarmante. As cmimi prej 20 apo 30 lekësh të reja nuk i ka ndihmuar ata për të shitur prodhimet.

“Gjysmat i shita, gjysmat mbetën pa shitur, patate, qepë e mollë i kemi hedhur”, shprehet një fermer

“Tani do shkoj t’i hedh në lumë se nuk kam nga tja mbaj”, shprehet një tjetër fermere.

“Kisha rreth 200 kuintalë qepë, 60-70 kuintalë i kam hedhur se futet malli nga jashtë. Ne po nuk u shitën këto jemi të mbaruar, jemi me lista nëpër dyqane” rrëfen një tjetër.

E njëjta situatë paraqitet edhe për këtë fermer, i cili shton se, “Kemi hedhur me qindra kuintalë në lumë, asgjë prej gjejë s’kemi”.

Fermerët e komunës Miras fajësojnë deputetin e zonës së tyre që nuk i ka kushtuar vëmendje për të mos arritur në këtë situatë, ku në lumë përfundojnë qindra ton prodhime e miliona lekë.

“Të vijë Bodja t’i shikojë qepët ku po i hedh populli. Pse të votoj unë për Boden...”, shprehet më tej një banore.

“Ku është Ridvan Bodja, ku është...”, thotë një tjetër banor.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›