E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katër shtete braktisin Eurosong 2013

Janë gjithsej 39 shtete që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në Festivalin evropian të këngës "Eurosong 2013", që do të mbahet në Malmo të Suedisë, në datat 14, 16 dhe 18 maj 2013.   Unioni i Transmetuesve Evropian (EBU), ka konfirmuar se katër shtete janë tërhequr nga pjesëmarrja në këtë festival:
"Bosnia & Hercegovina, Portugalia, Sllovakia dhe Turqia, nuk do të vijnë në Malmo, ndërsa Armenia do t'i rikthehet garës pas një viti mungesë".   Sipas EBU, mospjesëmarrja e Bosnjës, Portugalisë e Sllovakisë, ndërlidhet me arsye ekonomike, ndërsa Turqia ka vendosur të tërhiqet për shkak të rregullave të festivalit. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›