"Jeta ime para Hyremit, ngjante në ferr"

Aktorja Meryem Uzerli, 29 vjeçare, e cila luan rolin e Sulltaneshës Hyrem në serialin turk “Sulejmani i Madhërishëm”, ka treguar se ky rol, ia ka ndryshuar jetën.
Uzerli, e cila në Gjermani merrej me muzikë, modelim e punë humanitare, krahas studimeve në aktrim, ka rrëfyer jetën e saj para rolit të Hyremit. “Jeta që kam bërë para se të fitoja rolin në këtë serial, ka ngjarë në ferr. Kam lindur në Kasel, ndërsa aktrimin e kam përfunduar në Hamburg. Nga gjashtë vite studime, tre vite i kam kaluar kot. Kur më është mërzitur gjithçka, kam shkuar në Berlin, ku kam tentuar të gjej punë. Më kanë premtuar karrierë, filma dhe role në teatër, por me kalimin e kohës e kam kuptuar se nuk mund të ketë asgjë nga ajo punë. Një vit jam endur kot në Berlin. Ka ndodhur që nga një javë të mos dal nga shtëpia. Kur kam qenë një hap larg çmendjes, më ka cingërruar telefoni. Një mik më ka treguar për xhirimet e serialit për Sulejmanin. E tëra që më eshte dashur te bej, ishte të nisem drejt Stambollit”, ka thënë Uzerli. Aktorë me famë kishin konkurruar për të marrë ndonjë rol në këtë projekt, por njëri nga rolet kryesore të serialit, ai i dashurisë së Sulltanit, i takoi Uzerli, e cila nuk kishte shumë përvojë në këtë fushë. /Indeksonline/