PSY, banesë prej 1.25 milion $

Superylli koeran, PSY, i famshëm për këngën “Gangnam Style”, ka blerë një banesë ëndrrash, në vlerë prej 1 milionë e 250 mijë dollaresh.
PSY, emri i vërtetë i të cilit është Park Jae-Sange, ka blerë banesën me sipërfaqe prej afro 800 metrash katrorë, në kompleksin ekskluziv Blair House, në Los Angelos.
Ai kishte nënshkruar kontratën e blerjes gjatë muajit nëntor, pak ditë para se videoklipi i tij, ''Gangnam Style'', të bëhej më i klikuari në historinë e You Tube. /Indeksonline/