E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katër të arrestuar në kryeqytet, 2 për vjedhje dhe 2 për drogë

Dy persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen për disa vjedhje në kryeqytet. Sipas policisë janë arrestuar shtetasit Fatjon Perzhita 32 vjeç, Durim Onuzi 26 vjeç, të dënuar më parë për vjedhje.
 

Sipas policisë 32-vjeçari Perzhita akuzohet se ka vjedhur dyqanin e syzeve në pronësi të shtetasit J. D. ndodhur me date 13.07.2012, rreth ores 04.00, në rrugën "Shyqyri Bërxolli" Tiranë. Në cilësinë e provës materiale ju sekuestruan 167 palë syze dielli dhe optike të markave dhe llojeve të ndryshme.  Ndërkohë shtetasi Durim Onuzi, dyshohet se ka vjedhur me dhunë nga qafa varëset e shtetases L. T.
 

Gjithashtu policia e kryeqytetit ka bërë të mundur arrestimin e 40-vjeçari dhe shpalljen në kërkim të vëllait të tij pasi akuzohen për prodhim të lëndëve narkotike. Sipas policisë është arrestuar shtetasi Ardian Cemeta, banues në fshatin Priskë e Vogël, Komuna Zall Herr në Tiranë si dhe u bë shpallja në kërkim e vëllit të tij Behar Xhemal Cemeta, 44 vjeç.
 

Arrestimi i shtetasit Adrian Cmeta u be, sepse me date 28.08.2012, ora 14.00, pas vleresimit te informacioneve te administruara në fshatin Priskë e Vogël, pikërisht në tokën mbrapa shtëpisë pronë e vëllezërve Ardian dhe Behar Cmeta, u gjet një sipërfaqe toke e mbjelle me 19 (nëntëmbëdhjetë) rrënjë bimë narkotike të dyshuar si ajo e Cannabis Sattiva. Nga kontrolli i ushtruar ne banesën e tyre, u gjet një armë zjarri tipit pushkë mod-Kinez, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe i përket shtetasit Ardian Cemeta.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›