Zjarret, vijon djegia e pyjeve në vend, parku i Bozdovecit nën kontroll
Tiranë- Situata e zjarrëve vijon të jetë problematike edhe gjatë së mërkurës në disa zona të Shqipërisë, kryesisht në verilindje të vendit.
Ditën e sotme raportohet se në Pukë vatrat e zjarrit në Orosh e Kryezi ende s’janë vënë nën kontroll pavarësisht punës intensive të zjarrfikësve dhe ushtrisë.
Këtyre përpjekjeve i janë bashkuar edhe banorët e zonave përreth për shkak të kërcënimit që zjarri përbën për banesat e tyre.
Sakaq vendoret e këtyre dy zonave, ku janë djegur 50 hektarë, kërkojnë ndihmë nga shteti për të ndërhyrë me helikopter nga ajri pasi operacionet tokësore po bëhen të pamundura.
Porblematike paraqitet situata edhe në Rrëshen ku janë evidentuar 3 vatra zjarri, dhe janë prekur zonat Bukmirë, Malaj dhe Lurth.
Po ashtu bëhet me dije se flakët në Parkun Kombëtar të Bozdovecit në Korçë janë vënë nën kontroll pas orësh të tëra përpjekjeje. Ndërkohë që mësohet se po punohet intensivisht edhe sot që ai të shuhet krejtësisht.
Ditën e djeshme NASA shfaqi pamjet e situatës së zjarrëve në vendin tonë. Sipas NASA-s, 148 hektarë vreshta dhe ullishte janë shkatërruar deri tani nga flakët e zjarrit që kanë goditur vendin.
/IDEA/