Katër të mitur kapen në kufi, pranga trafikantëve
SHKODER - Kthimi nga policia kufitare e Malit të Zi i katër shtetasve shqiptarë që kishin kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme, ka bërë që policia shqiptare të hetojë lidhur me trafikimin e tyre. Kështu, kanë rënë në pranga katër shtetas, dy nga Kavaja dhe dy nga Shkodra të cilët akuzohen për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit. Fatmir Lushaj, vjeç 39, lindur e banues në fshatin "Luz i Vogel" të rrethit Kavajë, Kreshnik Bagosi, vjeç 22, lindur e banues në fshatin "Vorrezen" të rrethit Kavajë, Paskualin P., vjeç 16, lindur e banues në Plazh të komunës Velipojë dhe Mirjan Rrasa, vjeç 21, lindur e banues ëe fshatin "Reç", komuna Velipojë ,Shkodër akuzohen se në bashkëpunonin me njëri-tjetrin kanë ndihmuar të kalojnë në mënyrë të paligjshme kufirin me Malin e Zi, me destinacion Italinë, katër shtetas shqiptar, të mitur . Sipas policisë, të arrestuarit iu kishin marrë të miturve 3.500 - 3.800 Euro për person per ti kaluar përtej kufirit. Katër të miturit e kthyer ndiqen në gjendje të lirë për kalim të paligjshëm të kufirit.