Tërmet i fortë 4.2 ballësh në Korçë, lëkundje edhe në Pogradec
KORÇË- Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë për disa sekonda në Korçë. Instituti Sizmiologjik tha se tërmeti ishte me magniturë 4.2 ballë. Ndërkohë lëkundje më të lehta ka pasur edhe në Pogradec. Nuk raportohen dëme.
Rreth orës 02.30 të dites se sotme është shënuar lëkundja e parë në Pogradec, 4 km ne lindje te qytetit me epiqendër fshatin Starovë. Ndërkohë goditja e dytë ka ardhur në orën 04:00 me 3.4 ballë, me epiqendër fshatin Gorice e Madhe.
Më vonë është shkaktuar edhe termeti më i fortë që u ndje kryesisht në Korçë me magniturë 4.2 shkalla Rihter, kurse epiqendra ka qënë në fshatin Sovjan.
Sizmiologët bëjnë të ditur se thellësia e vatrës së tërmetit ka qenë 2 km nën tokë rreth 7 km larg Pogradecit. Lëkundjet në të dy qytetet janë ndjerë natën kur shumica e banorëve kanë qenë në gjumë. Deri tani nuk ka të dhëna për dëme në njerëz apo shembje objektesh.
Vendi ynë është lëkundur disa herë gjatë stinës së vjeshtës, ku tërmeti më i fuqishëm ishte në Dibër dhe shkatërroi dhjetëra shtëpi.