E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Muzeu natyror", 8 dhurata per Korcen

KORCE - Parku "Rinia" ne qytetin e Korces eshte zbukuruar me tete skulptura, vepra te sapokrijuara nga artiste nga vende te ndryshme te botes si Japonia, Gjermania, Italia, Serbia, Rumania, Shqiperia, pjesemarres ne Simpoziumin Nderkombetar te Skulptures qe u zhvillua ne kete qytet juglindor nga data 25 qershor-5 korrik. Gjate ceremonise permbyllese te simpoziumit mbremjen e djeshme ne parkun "Rinia", aty ku skulptoret pjesemarres krijuan pergjate 10 diteve veprat e tyre, artistet lane mbresat rreth ketij aktiviteti, qe synohet te kthehet ne tradite, ndersa u shprehen se puna e tyre do te mbetet ne nje galeri te hapur natyrore te artit kontemporan. Te gjithe skulptoret pjesemarres lane mbishkrimin e tyre, jo vetem ne veprat qe i dhuruan parkut "Rinia" te qytetit, por edhe ne nje pllakate dhe ne flamurin e bashkise.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›