E Diel, 1 Nëntor 2026

Vapa, konsumi i energjise arrin kulmin

Konsumi i energjise elektrike ka shenuar kulmin keto dite te nxehta vere, prej venies ne pune te kondicionereve. Per pasoje, sipas burimeve zyrtare te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes, konsumi ne kete periudhe shenon nivelin me te larte nder vite. Ne nje dite konsumohen rreth 16,3 milione kilovatore me nje rritje prej gati 30% me shume se vitit i kaluar. Sipas te dhenave zyrtare, kjo vihet re edhe ne rritjen e importit te pajisjeve elektroshtepiake ne 4-mujorin e pare te 2008, me 2.9% ne total ne grupin "makineri, pajisje. Aktualisht, vendi furnizohet thuajse 24 ore me energji elektrike, gje qe faktohet edhe nga te dhenat ditore konkrete dhe qe OSSH i publikon cdo muaj. Aktualisht sipas te dhenave zyrtare, konsumohet, mesatarisht ne dite 16.3 megavat/ore, ndersa ne te njejten periudhe te nje viti me pare konsumi ka qene rreth 13.8 megavat/ore. Por nderkohe kufizimet e energjise jane te pranishme ne shume zona te vendit, por kjo sipas OSH, jo per shkak te rritjes se konsumit te energjise, por per shkak te perfshirjes ne remont te stacioneve dhe nenstacioneve te shperndarjes se energjise. Me se shumti eshte prekur keto dite nga remontet Tirana. Ne kryeqytet konsumohen 5.2 milione kilovate/ore energji elektrike ne dite. Krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar Tirana konsumon rreth 1.3 milione kilovate/ore me shume se, e njejta periudhe e vitit te kaluar. Per shkak te kesaj situate ne zona te ndryshme, per shkak te remonteve, nderprerjet nuk kane shkuar me shume se 2 apo 3 ore. Ka raste, por jo te shpeshta, qe shkojne edhe ne 4 apo 5 ore per shkak te veshtiresise teknike qe ka remonte, sqaron drejtori i OSSH, Sahit Dollapi. Ai ka bere te ditur dje se, remontet do te vazhdojne deri ne fund te muajit shtator, por do te shkojne vazhdimisht duke u reduktuar, sepse deri ne fund te muajit shtator edhe numri i remonteve do te vije duke u pakesuar deri ne perfundimin e plote te tyre. Operatori i Sistemit te Shperndarjes OSSH operon tashme si operator me vete i ndare nga KESH. Kompania e re e shperndarjes se energjise do te privatizohet gjate ketij viti dhe eshte ne proces tenderimi. Kalimi i plote ne pronesi private nuk pritet te perfundoje brenda muaji shtator te ketij viti. Reformat ne KESH qe kane te bejne sidomos ne privatizimin jane keshilluar nga institucionet financiare nderkombetare te tilla si Fondi Monetar Nderkombetar dhe Banka Boterore si menyra e vetme per ta nxjerre sektorin nga kriza.

Cmimi

Nuk ende asnje kerkese nga ana e ISSH per rritjen e cmimit te energjise elektrike ndaj konsumatoreve, tha dje drejtori i kompanise Dollapi. Deri tani nuk ka aplikim per rritjen e cmimit te energjise shtoi ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›