Ndertimet shkak per ndotjen e ujit ne komunat e Tiranes
Pervec ndotjes se mjedisit dhe ajrit Tiran duket se do te perfshihet edhe nga ndotja e ujit, kjo per shkak te ndertimeve. Sipas nje studimi te kryer shenjat e para te ndotjes jane dhene ne zonat periferike, kryesisht ne ato komuna ku aktualisht eshte duke u bere edhe numri me i madh i ketyre ndertimeve. Kjo duket se do te jete kostoja qe do te paguajne konsumatoret nga urbanizimi. Specialistet monitorues te ujit pohojne se problemet jane krijuar here pas here ne komunat perreth Tiranes, aty ku bumi i ndertimeve eshte shume i madh per shkak te leshimit te lejeve te ndertimit me lehte se nga bashkia e kryeqytetit. Ne "zonat e zeza" te te cilet kane uje te ndotur jane pikerisht territoret prane Liqenit Artificial, zona te caktuara ne Komunen e Dajtit, e sidomos Komuna e Kasharit. Specialistet shpjegojne se shkak kryesor per ndotjen e ujit te pijshem ne keto territore behen ndertimet e reja te pallateve, sidomos atyre qe ngrihen ne territore ku nuk behen kanalizimet e ujerave, per shkak te mungeses se studimeve urbanistike. Por aty edhe furnizimi me uje nuk eshte i rregullt dhe kjo pasi sic pohojne edhe vete perfaqesuesit e Drejtorise se Ujesjelles-kanalizimeve, mungojne kontratat me keta konsumatore te paligjshem. Ndersa ne relacionin e muajit te kaluar te kryer nga specialistet ka rezultuar se edhe 6 qytete te tjera te vendit konsumojne uje te ndotur ose te pa klorinuar. Duke marre shkas edhe nga epidemia qe shpertheu ne Polican eshte dhene urdher per trefishimin e sasise se klorit ne depo.