Kater te vdekur dhe 8 te plagosur ne 4 aksidente ne vend

Tre të vdekur dhe 2 të plagosur pjesëtarë të një familjeje janë përfshirë në një aksident tragjik të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në autostradën Kukës- Fushë Dukagjin. Nga policia bëhet me dije se në afërsi te ish kampit te albudingut, ka dalë nga rruga automjeti tip benz me targa AA 015 ER, me drejtues shtetasin Ilmi Cengu, lindur ne Kukës e banues ne Tirane. Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit Ilmi Cengu së bashku me gruan e tij Zylfie Cengu dhe nusja e djalit te tyre, ku për këtë të fundit po punohet për identifikimin e saj. Ndërsa në gjendje të rëndë shëndetësore janë fëmijët e tyre Djana Cengu 20 vjec dhe djali i tyre me inicialet V.Cengu 5 vjec. Të lënduarit janë transportuar në spitalin e Kukësit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Forcat e policisë së Kukësit ndodhen në vendngjarje. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë e krijuar nga moti i keq .
Një tjetër aksident me pasojë vdekje është regjistruar edhe në Mat. Sipas policisë një humbje e kontrollit të mjetit ka qenë fatale për drejtuesin e saj Ramiz Cakani 54 vjec .
Në një aksident tjetër të ndodhur në aksin Vlorë-Levan, plagosen lehtë 3 persona, ndërsa në aksin Qafë Krrabë -Elbasan janë plagosur edhe 3 persona.