Topalli: Opozita të votojë ligjet e integrimit
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka takuar Kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane në Dhomën e Deputeteve të Italisë, Mario Pescante. Pescante vlerësoi arritjet dhe hapat e mëdhenj që Shqipëria ka bërë për tu integruar në BE. Duke evidentuar faktin se Shqipëria është një komb me kulturë e civilizim europian të lashtë, Pescante shprehu mbështetjen e Italisë në antarësimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Nga ana e saj Topalli shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Italisë. Përsa i përket çështjes së statusit të vendit kandidat, kryeparlamentarja tha se “urojmë që opozita të votojë ligjet e integrimit, që të vijojmë kështu me hapjen e negociatave për të përmbushur një detyrim që i kemi shqiptarëve, bashkimin me familjen europiane, të cilës i përkasim”. Topalli gjithashtu vlerësoi si shumë të rëndësishëm për hqipërine faktin që Italia do të marrë në vitin 2014, presidencën e radhës së BE-së.
...