E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Katër të vrarë nga të shtënat me armë në Filadelfia, plagosen 2 fëmijë, arrestohet autori

Katër persona u qëlluan për vdekje dhe dy fëmijë mbetën të plagosur në qytetin e Filadelfias në SHBA.

Në një konferencë shtypi, Komisionerja e Policisë së Filadelfias, Danielle Outlaw bëri me dije se tre nga të vrarët ishin të moshës nga 20 deri në 59 vjeç, ndërsa 1 tjetër mund të jetë i moshës nga 16 deri në 21 vjeç.

Dy fëmijët e plagosur janë në një gjendje të qëndrueshme.

Policia ka vënë në pranga autorin, 40-vjeçar, indentiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije.

Nuk dihen ende motivet që ka çuar autorin drejt kësaj ngjarjeje.

Sulmi në prag të Ditës së Pavarësisë erdhi vetëm një ditë pasi dy persona vdiqën dhe 28 u plagosën, gjysma prej tyre fëmijë në një sulm me armë zjarri në Baltimore, Maryland.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›