Sulmi izraelit, mijëra palestinezë ikin nga kampi i refugjatëve Jenin

Mijëra palestinezë janë larguar nga shtëpitë e tyre në kampin e refugjatëve Jenin në veri të Bregut Perëndimor pas nisjes së operacionit më të madh ushtarak izraelit.
“Ka rreth 3,000 njerëz që janë larguar nga kampi deri më tani,” tha zëvendës guvernatori i Jeninit, Kamal Abu al-Roub, duke shtuar se po merreshin masa për t’i strehuar ata në shkolla dhe strehimore të tjera në Jenin.
Shërbimi i shpëtimit të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze dha të njëjtën shifër dhe tha se priste që eksodi të vazhdonte, mes sugjerimeve nga Izraeli se operacioni “Shtëpia dhe Kopshti” mund të zgjasë disa ditë të tjera pas fillimit në orët e para të mëngjesit të së hënës.
Para sulmit, numri i palestinezëve në kamp ishte 18 mijë. Gjysëmhëna e Kuqe palestineze dha të njëjtat shifra të largimit, dhe u shpreh se priste që eksodi të vazhdonte ndërkohë që ka zëra se operacioni Izraelit do të vijë për disa ditë.
Një ditë më parë, Izraeli ndërmori operacionin më madhor ushtarak të dy dekadave të fundit në bregun e pushtuar perëndimor, ku sulmoi me dronë dhe dërgoi trupa tokësore drejt kampit që e cilëson si bastion të militantëve.
Të paktën 10 persona humbën jetën dhe rreth 100 të tjerë u plagosën, 20 prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën.
Kampi u ngrit në vitet 1950 dhe prej shumë kohësh knsiderohet nga izraeli si qendër terrorizmi, ndërsa për palestinezët e ciilësojnë si qendër të rezistencës së aramtosur.
Qindra luftëtarë të armatosur nga grupet militante, duke përfshirë Hamasin, Xhihadin Islamik dhe Fatahun janë të vendosur në këtë kamp.
/rtsh.al/