E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

NATO i zgjat mandatin me 1 vit Sekretarit të Përgjithshëm, Jens Stoltenberg

Aleatët e NATO-s kanë rënë dakord këtë të martë (4 korrik) për të zgjatur mandatin e Sekretarit të Përgjithshëm Jens Stoltenberg me një vit tjetër, deri më 1 tetor 2024.

Ky vendim do të miratohet nga krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s në Samitin e Vilniusit.

Aleatët falënderuan Sekretarin e Përgjithshëm për udhëheqjen dhe angazhimin e tij, i cili ka qenë kritik për ruajtjen e unitetit transatlantik përballë sfidave të pashembullta të sigurisë.

Ndërsa Stoltenberg në fjalën e tij teksa shprehu nderin për vendimin e Aleatëve të NATO-s, u shpreh se Aleanca është më e madhe dhe më e rëndësishme se kurrë.

“Jam i nderuar nga vendimi i Aleatëve të NATO-s për të zgjatur mandatin tim si Sekretar i Përgjithshëm. Lidhja transatlantike midis Evropës dhe Amerikës së Veriut ka siguruar lirinë dhe sigurinë tonë për gati shtatëdhjetë e pesë vjet, dhe në një botë më të rrezikshme, Aleanca jonë e madhe është më e rëndësishme se kurrë”, u shpreh ai.

Jens Stoltenberg ka udhëhequr NATO-n për nëntë vjet. Kjo është hera e tretë që Stoltenberg i zgjatet mandati, pasi herën e fundit (2022), mandati i tij u shty për shkak të fillimit të agresionit rus në Ukrainë. 

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›