Katharina Horn, këtë javë në Tiranë
Këtë javë mbërrin në Tiranë një ndër artistet më të njohura gjermane, Katharina Maschenka-Horn. Ajo do të qëndrojë në Tiranë për të zhvilluar një workshop me studentë të Akademisë së Arteve. E më pas, ditën e premte 2 maj 2008, në orën 19.00, në sallën Black Box të Akademisë së Arteve, Katharina Maschenka-Horn do të japë një shfaqje me pjesë solo të repertorit të saj, si dhe bashkëpunime me kërcimtarë të Albanian Dance Theatre Company. Koordinator i projektit është koreografi Gjergj Prevazi.
Veprimtaritë organizohen nga shoqata kulturore gjermano-shqiptare "„Robert Schwartz" me një financim të Institut Goethe.
Katharina Maschenka-Horn ka lindur më 1982-shin në Oldenburg të Gjermanisë. Ajo është kërcimtare dhe koreografe e dance theater-it bashkëkohës. Ndërkohë, prej vitit 2003 është koreografe pranë Akademisë së Dansit në Arnhem të Holandës. Ka realizuar një numër shfaqjesh si kompozime vetjake ose interpretime në qytete të ndryshme të Holandës, Gjermanisë, Belgjikës, Spanjës etj.