E Diel, 1 Nëntor 2026

Kriza e demokristianëve merr sërish ngjyra ideologjike

Kryesia e Partisë Demokristiane pezulloi dje Nard Ndokën nga drejtimi i kësaj partie dhe nuk e konsideron më atë si përfaqësuesin e saj në qeveri. Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Kolë Tonaj, në një komunikim me mediat, pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, mbajtur në Hotel "Tirana International", tha se “për shkelje të vazhdueshme të statusit dhe programit të PDK-së, për tentativë dhe plane të qarta për ta spostuar partinë majtas dhe shkelje të rënda parimore, kryesia vendosi që Nard Ndoka të pezullohet nga kryetar i PDK-së deri në kongresin e jashtëzakonshëm të datës 10 maj". Gjithashtu, sipas tij, kryesia nuk e konsideron më Ndoka si përfaqësuesin e PDK-së në qeveri. Kryesia e PDK-së, shtoi z. Tonaj, vendosi që deri në kongresin e jashtëzakonshëm të datës 10 maj 2008, mbledhjet e saj do të drejtohen nga z. Nikolin Kurti. Gjithashtu në mbledhje u vendos të ngrihen komisionet e organizimit të Kongresit, të cilat do të mblidhen çdo ditë dhe çdo dy ditë do të raportojnë në kryesi. Në mbledhjen e kryesisë së PDK-së ishin të pranishëm 11 nga 21 anëtarët e saj si dhe ishin të ftuar edhe anëtarë të Këshillit Kombëtar të PDK-së. Ndërkaq nënkryetari demokristian Zef Bushati, ka akuzuar kreun aktual të PDK-së se me qendrimet e mbajtura të fundmi, kryesisht për reformën zgjedhore po e sposton këtë forcë politike majtas, gjq që siaps Bushatit është e patolerueshme. Nënkryetari demokristian ka theksuar gjithsadhtu se problemet e ngritura edhe nga nje pjësë e Asamblesë Kombëtare e mbledhur dy ditë më parë në ambejnett e Pallatit të Kongreseve qëndrojnë dhe se zoti Ndoka duhet që ti interpretojë këto lëvizje thjesht si një diversion që i vjen nga rradhët e Partisë Demokratike, akuzë që sipas Bushati nuk është aspak e vërtetë.
Ndoka: Rebelët në PDK do të përjashtohen nga strukturat partiake/I sapokthyer nga Anglia dhe Skocia, Ministri i Shëndetesisë, Nard Ndoka njëherësh kryetari i Partia Demokristiane, ka shigjetaur njerëz brenda Partisë Demokratike për problemet e krijuara brenda partisë që ai drejton për afro 3 vjetësh. Duke mos folur me emra konkretë Ndoka deklaron se ish-kryetari i grupit, Pashk Ujka, por vec tij edhe dy zëvendësministrat Zef Bushati e Anton Gurakuqi po përdoren për të dëmtuar PDK-në.Sipas kryedemokristianit brenda kësaj partie në muajt e fundit kanë lindur edhe dy parti të tjera duke shtuar kështu problemet që gjithësesi nuk cënojnë legjitimitetin e partisë. Megjithatë Ndoka paralajmëron përjashtimin e të pabindurve ndërsa shprehet i hapur për verifikimin e cdo akuze të bërë karshi tij. Gjatë debateve për ndryshimet në kushtetutë në PDK u shfaqën hapur përplajset mes kryetarit Ndoka dhe disa prej anëtarëve të kryesisë njëherësh deputetë apo zëvendësministra në qeverinë Berisha. i akuzuar se po mban drejtimin e partisë kundër rregullave, Ndoka përjashton cdo mundësi për dorëheqjen nga drejtimi i PDK për hir të interesave të personave që sipas tij po përdoren politikisht.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›