E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katherine Heigl shte bukur te jesh nene

Bukuria dhe zgjuarsia jo gjithmone nderthuren ne Hollivud. Katherine Heigl i ka te dyja. Ne kinema Heigl po behet imazhi i komedive me popullore si Knocked Up apo 27 Dresses

Bukuria dhe zgjuarsia jo gjithmone nderthuren ne Hollivud. Katherine Heigl i ka te dyja. E ndoshta per kete arsye 32-vjecarja nga Uashingtoni shihet paksa me frike nga drejtuesit e studiove kinematografike. Ne kinema Heigl po behet imazhi i komedive me popullore si Knocked Up apo 27 Dresses. Me pak me fat Killers me Ashton Kutcher qe edhe ajo vete e ka cilesuar si nje triller medioker. E di ma thone shpesh se jam shume e drejtperdrejte. Nuk e kuptoj nese duan nje aktore qe eshte vetvetja apo nje qe shtiret te jete ajo qe te tjeret mendojne se eshte. Heigl sot eshte nje aktore qe fiton rreth 10 milione euro per film. Qe te vogel prinderit e kishin futur ne boten e shou biznesit si modeleve katalogesh apo ne publicitetet televizive per femije. Qe kur u be e famshme duke interpretuar doktoreshen Izzie Stevens ne serialin televiziv Greys Anatomy perkrah Patrick Dempsey dhe Ellen Pompeo Katherine Heigl ka ecur gjithmone e me lart. Eumlshte cilesuar si nje lloj Grace Kelly dhe ka talentin e nevojshem per te bere bashke stilin spontanitetin dhe ironine. Ashtu sic tregohet ne filmin Life as We Know It ku interpreton perkrah Josh Duhamel protagonistet e filmit jane dy persona qe nuk u perputhen karakteret dhe qe papritur u duhet te kujdesen per vajzen e tyre te adoptuar te mbetur jetime. Ne fillim pa asnje eksperience ne rolin e prinderit avash-avash te dy mesojne te duan ne fillim vajzen pastaj njeri-tjetrin. Si per ironi te fatit pak para xhirimeve te filmit aktorja dhe bashkeshorti i saj Josh Kelley sapo kishin adoptuar Nancy Leigh te quajtur Naleigh nje vajze koreane tetemuajshe me probleme me shendetin. Keshtu Katherine e gjeti veten nene si ne sheshin e xhirimeve ashtu edhe jashte tij.

Si ka qene eksperienca e te kujdesurit per nje femije te vogel si ne film ashtu edhe ne realitet

Ka qene nje eksperience e bukur kaotike e paharrueshme. Eumlshte e pashpjegueshme se sa shume kam mesuar per memesine teksa xhiroja filmin tim qe rrokte kete teme. Pampersa biberone ushqim te qara... te gjitha se bashku. Per kete arsye dola shume me e pergatitur nga ajo qe perjetova.

Ne film interpreton Holly-n nje grua qe gjendet e vetme me nje femije pak muajsh Si e gjete veten ne rolin e nenes

Dualizmi mes meje dhe Holly-t me ndihmoi ti jepja filmit edhe ato ngjyra komike per te cilat ai kishte nevoje. Eksperiencat paralele mes filmit dhe realitetit jane te jashtezakonshme. Ne fund te fundit filmi tregon se sa e veshtire eshte te merresh me femijet. Mbi te gjitha nese nuk jane te tute. Ishte njelloj si historia e jetes sime.

Cila eshte pjesa me e veshtire ne rolin e nenes

Kur nje femije eshte i vogel gjerat jane me te thjeshta. Ha e fle i nderron pampersat dhe i ben banje. Por kur nis te behet me i levizshem gjerat veshtiresohen shume. Do ta shihni ne film por e kam jetuar keta muajt e fundit edhe me Naleigh.

Perse zgjodhe te adoptoje nje vajze koreane

Sepse motra ime eshte koreanojugore. U adoptua nga prinderit e mi dhe ardhja e saj ka pasur nje impakt te madh pozitiv mbi mua. Tashme adoptimi eshte nje tradite familjare e ndjeva nevojen per te vepruar si prinderit e mi. Per te sjelle ne jete femije ne menyre biologjike ka kohehellip

Ju jeni edhe producente e ketij filmi. Me se jeni marre

Kam punuar pas kuintave. Nga zgjedhja e garderobes tek ajo e muzikave. Mbi te gjitha jam perpjekur qe ti jap pjeses dramatike tone pak me komike dhe ia kam dale mbane.

Ju pelqen te merreni me produksion

Mendoj se eshte e nevojshme per nje aktor nese do te kete nje kontroll me te madh ne karrieren e tij. Keshtu edhe mund ta planifikoj punen ne vend qe te pres qe dikush mund te me ofroje dicka.

Ju nuk jetoni ne Los Anxhelos por ne Utah. Me se merreni kur nuk aktroni

Bej nje jete te qete e te gezueshme. Mbremjeve shijoj ndonje koktej nen shoqerine e bashkeshortit dhe miqve tane. Qeshim e bejme shaka. Madje kam nisur te punoj me shtiza e te mesoj receta te reja gatimi. Pastaj kam shume qejf edhe kuajt dhe shpesh merrem me kalerim.

Te filmi Life as We Know It ne nje fare pike puthesh me Josh Duhamel. Ka qene e lehte

E kisha te veshtire te mos qeshja duke qene se Josh eshte miku me i mire i bashkeshortit tim. Ai eshte nje muzikant dhe burri i Fergie qe eshte edhe mikja ime. Mu duk sikur po puthja tim vella.

Perse u largove nga Greys Anatomy

Pas gjashte vjet pune pa nderprerje mes serialit dhe kinemase vendosa te heq dore nga disa gjera e ti kushtohem me shume familjes. Gjithmone kam dashur te behem nene dhe kinemaja me jep mundesine te punoj part-time. Perkundrazi nje serial televiziv nuk e ben kete.

E dime se mes aktiviteteve te tuaja larg sheshit te xhirimit eshte edhe lufta per mbrojtjen e te drejtave te kafsheve dhe te qenve ne vecanti. Pse keshtu

Kam krijuar nje fondacion bashke me nenen time Nancy dhe e kemi quajtur Jason Debus Heigls Foundation per nder te vellait tim Jason qe vdiq shume i ri ne nje aksident rrugor. Pak kohe me pare prezantuam Compassion Revolution nje iniciative per strehimin e qenve te rruges ne zonen e Los Anxhelos. Kemi shpenzuar me shume se nje milion dollare per ta cuar perpara duke shpresuar se te tjeret te ndjekin shembullin tone me donacione dhe ndjeshmeri.

Burri juaj Josh eshte nje baba i mire

Pertej mesatares. Nuk dua ti ofendoj meshkujt por me aq sa kam pare kam arritur ne perfundimin se nuk jane te zote te bejne asgje. Josh perkundrazi eshte nje baba fantastik. Ndaj gjithcka me te dashuri pune pasion. E duam shume njeri-tjetrin.

Cilat jane aktoret e tua te preferuara

Meryl Streep nje aktore e madhe pa u sforcuar aspak per te qene e tille dhe Shirley MacLaine e jashtezakonshme ne filmin Steel Magnolias

Cilat jane planet tuaja per te ardhmen

Sapo kam perfunduar se prodhuari nje film me teme te marre nga romani i Janet Evanovich. Me pas duhet te merrem me dramen Outlander ne rolin e nje heroine skoceze. Sic e shihni kam shume pune per te bere.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›