Kathimerini: Zgjidhja e emrit, pas zgjedhjeve në PE
Athinë-Procesi për zgjidhjen e emrit midis Athinës dhe Shkupit do të zgjidhjet menjëherë pas zgjedhjeve për Parlamentit Evropian-kështu shkruan sot gazeta greke “Kathimerini”. Gazeta shkruan se pas zgjedhjeve në Greqi për Parlamentin Evropian, ndërmjetësi i OKB-së do të bëjë një propozim të ri për emrin për të dy palët në Shkup dhe Athinë. Siç bëhet e ditur, porosia për Athinën zyrtare është që të mbyllet çështja e emrit për të mos u shkaktuar vonesa në procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO.
“Greqia gjendet para një procesi të rëndësishëm për çështjet nacionale dhe menjëherë pas zgjedhjeve për eurodeputetë do të pasojnë vendime të mëdha”-shkruan ndër të tjerash Kathimerini”. Sipas saj, me marrjen e presidencës së BE nga Suedia, Greqia do të përballet me një kryesim të vështirë që favorizon Shkupin, por edhe Turqinë.