E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish-ushtarët e UÇK-së paralajmërojnë grevë

Prishtinë-Ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës ka paralajmëruar një grevë që nis sot në Prishtinë. Ata kërkojnë zbatimin e Ligjit për Vlerat e Luftës së UÇK-së dhe përkujdesje për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës. Këshilli iniciues për mbrojtjen e të drejtave të ish-luftëtarëve iu ka bërë thirrje të gjithë bashkëluftëtarëve që të bashkohen në grevë. Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga qeveria e Kosovës.

Zëdhënësi Memli Krasniqi ka thënë se këshilli që ka paralajmëruar grevën nuk është në mesin e partnerëve me të cilat bashkëpunon qeveria e vendit. Pakënaqësitë e një pjese të ish-ushtarëve të UÇK-së vijnë pas mosrespektimit të ligjeve në fuqi, që përcaktojnë mbrojtjen e vlerave të luftës dhe njerëzve që kanë pësuar nga ajo. ktv/start

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›