Kathryn Bigelow film mbi vdekjen e Bin Ladenit
LOS ANXHELOS- Kathryn Bigelow, autore e filmit "Çminuesit" që në vitin 2010 fitoi gjashtë çmime "Oscar", do të realizojë një film mbi operacionin e komandos amerikane që çoi në vdekjen e Osama bin Ladenit më 2 maj në Pakistan, njoftuan sot studiot e kinemasë "Columbia Pictures".
"Columbia Pictures ka blerë të drejtat e shpërndarjes në SHBA të filmit të ardhshëm të fitueses së çmimeve 'Oscar' Kathryn Bigelow dhe të Mark Boal, respektivisht regjisore dhe skenariste e 'Çminuesit', i përzgjedhur si filmi më i mirë në 2010 nga Akademia e kinemasë", bën të ditur në një deklaratë për shtyp Amy Pascal, bashkëpresidente e studios "Sony Pictures Entertainment".
Filmi me metrazh të gjatë, që nuk ka ende një titull, do të flasë mbi operacionin sekret të ndërmarrë nga forcat speciale amerikane më 2 maj për kapjen e shefit të al-Kaedas.
Që prej 2008, Bigelow dhe Boal punonin mbi një temë që lidhej me ndjekjen e armikut publik numër 1 të SHBA-së.
(e.m/ata/BalkanWeb)