Bullgari, Borissov: Zgjedhjet e parakohshme një mundësi
SOFJE- Kryeministri bullgar Boiko Borissov, u distancua sot ndaj partisë ultranacionaliste Ataka, që mbështet qeverinë e tij në pakicë dhe nuk përjashtoi mundësinë për zgjedhje legjislative të parakohshme.
Kreu i ekzekutivi bullgar duke iu referuar një sulmi ultranacionalist javën e kaluar në ambjentet e jashtme të xhamisë në Sofje, ku si pasojë u plagosën gjashtë persona, një prej të cilëve mysliman dhe pesë police deklaroi për mediat vendase së është kundër veprimeve të Ataks.
"I kundërshtoj në mënyrë kategorike veprimet e Atakas para xhamisë'',- tha Bprisov.
Mediat vendase bëjnë me dije se manifestuesit e ekstremit të djathtë tentuan të mbulonin thirrjen tradicionale për falje me slogane provokuese dhe hodhën gurë kundër myslimanëve të ulur në gjunjë në tapetet e tyre të faljes në ambjentet e jashtme të xhamisë.
Prokurori i Sofjes, Nikolai Kokinov paraljamëroi sot nisjen e një hetimi për "propagandë të urrejtjes etnike'', pas sulmit kundër xhamisë dhe një sulmi fizik kundër një deputeti mysliman nga lideri nacionalist, Volen Siderov.
(e.m/ata/BalkanWeb)