Mbyllet telenovela, Sedorf rinovon me Milanin
ITALI- Klarens Sedorf ka rinovuar edhe për një vit tjetër kontratën me Milanin. Takimi mes mesfushorit holandez dhe administratorit të deleguar të klubit kuqezi Adriano Galiani ka zgjatur shumë pak minuta. Në këtë mënyrë, pas një periudhe “krize” raportesh që ka zgjatur gati një muaj, Sedorf është konfirmuar pjesë e kampionëve të Italisë deri më 30 qershor 2012. “Jam i lumtur që qëndrova këtu. Dua të fitoj Ligën e pestë të Kampioneve”, deklaroi mesfushori holandez në dalje të selisë së klubit kuqezi. Për Milanin, tani mbetet për t’u sqaruar vetëm situata e Antonio Kasanos.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)