E Diel, 1 Nëntor 2026

Deficite tek te drejtat e te huajve dhe te refugjateve- Gjendja e te drejtave te femijeve ne Gjermani

Ne intervale te rregullta nenshkruesit e konventes per te drejtat e femijeve duhet ti raportojne Kombeve te Bashkuara per perparimet dhe mangesite ne zbatimin e te drejtave te te miturve. Aktualisht Komisioni per te drejtat e femijeve ne Bundestag nen drejtimin e politikanes socialdemokrate Marlene Rupprecht ka paraqitur raportin vjetor

Ne i vleresojme mjaft masa qe jane marre ne vitet e shkuara si hapa te duhur. Per shembull ndalimin e perdorimit te dhunes si mjet edukimi qe femija ka te drejten e rritjes pa ushtrim dhune Edhe zgjerimin e ofertes per kopshet e cerdhet ne e shohim si nje gje per tu vleresuar.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Edhe femijet kane ze

Konventa per te drejtat e femijeve u miratua ne vitin 1990. Qellimi i saj ishte te vinte nje gurthemeli ne trajtimin e femijeve. Kjo nenkupton qe femijet pertej te drejtave themelore te njeriut kane te drejta shtese dhe kane nevoje per nje mbrojtje te posacme.

Pikat me te rendesishme jane mbrojtja nga dhuna ndalimi i punes se femijeve e drejta e ushqimit dhe e pjesemarrjes ne shoqeri. Duke lene jashte SHBA-ne dhe Somaline te gjitha shtetet e kane ratifikuar kete konvente dhe duhet ti raportojne OKB-se rregullisht per zbatimin e ketyre te drejtave.

Politika gjermane duhet te degjonte shume kritika lidhur me kete teme. Keshtu Gjykata Kushtetuese Gjermane i konsideroi te pavlefshme kuotat e asistences sociale per femijet gjermane. dokush qe jeton ne Gjermani ka te drejte qe te kete te siguruar nje minimum jetese nga shteti. Se sa duhet te jete kuota llogaritet ne procedura te komplikuara. Per femijet llogaritet nje shume me e vogel se sa per te rriturit. Deri me tani kjo kuote ishte rregulluar sipas moshes pra qe femija te merrte nje perqindje te te rriturit. Kjo nuk pajtohet me kushtetuten dhe shkel konventen e te drejtave te femijeve thote kryetarja e Komisionit gjerman per te drejtat e njeriut.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Te drejtat e posacme jane te rendesishme per zhvillimin e femijeve

Qe femijet nuk jane thjesht te madhore te vegjel kjo eshte ende shume e veshtire per te rriturit qe ta shohin kete ashtu sic duhet ne te gjitha shtresat e shoqerise.

Krahas raportit te Komisionit te Bundestagut edhe mjaft organizata qe merren me femijet dhe te rinjte kane paraqitur raportin e tyre nje te ashtuquajtur Raport ne hije. Ai liston te gjitha anet e erreta te politikes per femijet. Keshtu organizatat kane vene re se ka shkelje flagrante te se drejtes se te huajve dhe te refugjateve. Keshtu per shembull azilkerkuesit qe kane mbushur moshen 16 vjecare duhet te dalin vete para autoriteteve pa shoqerues. Konventa parasheh qe kjo te ndodhe me moshen 18 vjec. Para kesaj moshe te miturit duhet te shoqerohen nga persona madhore.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift OKB cdo vit paraqet nje raport mbi bazen e te cilit reagojne qeverite dhe organizatat

Sabine Skutta nga Kryqi i Kuq flet ne emer te organiazatave te te rinjve. Nje pike tjeter po kaq flagrante eshte edhe ligji per asistencen sociale per azilantet i cili u garanton te miturve nje minimum ekzistence te reduktuar 30-35 perqind. Ky eshte rast flagrant diskriminimi per shkak te statusit te ketyre femijeve dhe te rinjve kjo nuk perputhet me konventen per te drejtat e femijeve qe pikerisht ndalon kete lloj diskriminimi.

Per faktin se refugjatet ne Gjermani nuk lejohet te punojne sa kohe nuk eshte vendosur per kerkesen e tyre ata marrin ndihme nga shteti. Por minimumi i ekzistences per ta llogaritet ndryshe nga ajo e pjeses tjeter te popullsise. Femijet refugjate kane edhe kufizime ne trajtimin mjekesor kritikojne organizatat joqeveritare dhe kerkojne qe te drejtat e femijeve te sanksionohen ne kushtetute. Kjo do ti detyronte autoritetet qe te kontrollonin cdo ligj apo procedure per garantimin e mireqenies se femijeve.

Autor Mathias Blinder/ Lindita Arapi

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›