E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katie Holmes, martesë jo e zakonshme

Los Angeles, 17 gusht - Katie Holmes ka pranuar se martesa e saj me Tom Cruise nuk është shumë e zakonshme. Pasi që të dy aktorët janë nën vëzhgimin e vazhdueshëm të medieve, kur gjërat bëhen të habitshme përpiqen të përqendrohen në përgjegjësitë dhe imtësitë e përditshme, derisa t’i kthehen normalitetit.

“E kuptoj se martesa jonë është e çuditshme. Dhe duhet të jetë ashtu, kur na përcjellin vazhdimisht aq shumë njerëz se çka bëjmë. Por, unë buzëqesh me të gjithë dhe vetëm bëj me kokë”, ka thënë Katie.

Ajo shtoi se shpesh e lut Tomin që ta këshillojë që sa më mirë të luajë ndonjë rol, transmetojnë mediet amerikane.

“Natyrisht, flasim për gjithçka. Ai është Tom Cruise! çdo film që ka bërë deri tani është i shkëlqyer. Shpesh i them: Mendo skenën, si do të aktroja unë? E ai më ndihmon vërtetë, është bujar dhe i ëmbël. është njeri i pabesueshëm”, ka lavdëruar Katie burrin e saj. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›