E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leonardo DiCaprio skeptik për martesën

Los Angeles, 17 gusht - Leonardo DiCaprio është një skeptik i vërtetë i martesës çka do të thotë se dita kur do të shkojë në altar është shumë e largët.
I fejuar prej kohësh me modelen izraelite Bar Rafaeli, djaloshi i ekranit të kinemasë shprehet se nuk ka asnjë ide për kohën e martesës, njofton TCH.

“Kam parë shumë martesa të lumtura të përfundojnë keq. Nga disa prej tyre jam shokuar. Gjithsesi askush nuk mund të shikojë martesat e të tjerëve dhe të gjykojë”, thekson aktori me origjinë italiane.
Tags:  Leonardo DiCaprio, martesë, skeptik

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›