E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katie Price shmang fansat, përplaset me billbordin

Katie Price

E shtunë, 19 shkurt 2011, NOA- Modelja Katie Price është përfshirë në një aksident mbrëmjen e kaluar.

Shoferi i modeles i cili tentoi t’i shmangej turmës së fansave ndërsa ajo ishte duke u larguar nga teatri Phoenix në kryeqytetin e Anglisë, pritmas goditi një billbord.

Makina e saj BMW ngjyrë gri kishte pësuar dëmtime të lehta, ndërsa Katie u detyrua të largohej nga vendi i ngjarjes me një makinë tjetër derisa policia erdhi dhe e sekuestroi makinën për hetime të mëtutjeshme.

Më së shumti ajo u tremb prej aksidentit, dëshmojnë të pranishmit në vendngjarje, duke shtuar se Price nuk pësoi asnjë lëndim.

a.y/NOA

Lajme të ngjashmeAutomjeti del nga rruga, vdesin dy personaShtypi me makinë të miturën 7-vjeçe, arrestohet shoferiAksidenti fatal merr dy jetë, përplaset dhe makina që po i çonte në spitalKamioni përplas biçikletën, vdes 18 vjeçariLezhë, aksidenti rrugor, plagosen dy persona Lidhje: aksident, billbord, Katie Price, shoferi, teatri

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›