E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pirate 77 e programeve kompjuterike

77% e programeve komjuterike të përdorura në Shqipëri janë të piratuara. Vetëm një pjesë e vogël e kompanive të mëdha përdorin softëare të certifikuar, ndërsa shumë institucione,  qëndrat e internetit dhe individët i kanë këto programe pa të drejtën e autorit. Duke parë situatën, Zyra Shqiptare e të drejtës së autorit ka nisur një aksion sensibilizimi në tregun e kompjuterave dhe programeve kompjuterike.

“Në bashkëpunim me biznes softëare Aleance dhe prodhuesin e madh Microsoft është bërë trajnimi specifik I inspektorëve të zyrës në lidhje me softëare-et dhe ka ardhur koha që krahas produktit kulturor dhe artistik që ne kemi pasur në vëmendje e gjejmë me vend që të fillojmë dhe një fushatë  që ne kemi pasur në vëmendje një fushatë sensibilizimi si fazë të parë edhe në lidhje me respektimin e të drejtave të autorit të programeve kompjuterike” tha Nikolina Gjordeni, drejtoreshë e ZSHDA.

Ky është një problem global pasi një në tre programe kompjuterike janë të piratuar. Sensibilizimi, informimi I pamjaftueshëm dhe të kuptuarit që edhe programet kompjuterike janë vepra të cilat mbrohen në bazë të ligjit për të drejtat e autorit njësoj si veprat letrare artistike dhe shkencore. Vjen natyrshëm kjo fushatë inspektimi, thjeshtësisht për të bërë present detyrimet e ligjit” tha  Albana Pulaj, përgjëse e Zyrës së Inspektimit.

Pas fushatës së sensibilizmit dhe njoftimit inspektorët e të drejtës së autorit do të presin respektimin e ligjit në përdorimin e programeve kompjuterike. Në një fazë të mëvonshme do të fillojë edhe marja e masave me gjoba. Këto aksione kryhen jo vetëm për të mbrojtur autorët e programeve, pro edhe vetë konsumatorët.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›